Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 2500 euro për shkak të fotografive që kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, realizoi në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit.
PZAP-ja ka vendosur se ky veprim i Pecit përbën shkelje të Kodit të mirësjelljes për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Vetëvendosje është e obliguar ta paguajë gjobën për 15 ditë, prej hyrjes në fuqi të vendimit.
Ankesa ishte bërë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Me fotografi nga ky muze, Peci pati premtuar krijimin e Muzeut Alternativ të Kujtesës Historike dhe të Luftës në Mitrovicë e muze të figurave të shquara të kulturës.
-
LVV-ja gjobitet për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë
-
162.000 euro gjoba partive për shkelje në fushatë zgjedhore
-
VV-ja dënohet me 6 mijë euro, shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral
-
22 mijë euro gjoba kundër Listës Serbe për shkelje gjatë fushatës
-
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja