Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5100 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Siç ka bërë të ditur PZAP-ja, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organizata joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi.
LVV-ja në Vushtrri më 30 maj kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur që ka recituar para pjesëmarrësve të tubimit.
Në përgjigjen ndaj ankesave, VV-ja ka thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e programit, por është ofruar vetë në prani të prindit për të recituar dhe kjo i është mundësuar. Sipas VV-së, kjo nuk paraqet “angazhim të një personi nën 15 vjeç”.
Megjithatë, PZAP-ja ka konstatuar se në tubim ka marrë pjesë një fëmijë dhe se kjo bie ndesh me ligjin në fuqi. PZAP-ja ka thënë se nuk ka rëndësi nëse fëmija ka pasur ftesë apo koordinim për të marrë pjesë në aktivitet, por ka rëndësi fakti se organizatori e ka lejuar pjesëmarrjen e fëmijës në aktivitetin politik.
-
Supremja refuzon sërish ankesën e LVV-së, 6,000 euro gjobë për përfshirje të fëmijëve në fushatë
-
Supremja lë në fuqi gjobën ndaj LVV-së për pjesëmarrjen e një të miture në fushatë
-
LDK-ja gjobitet me 5000 euro për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë
-
PZAP-ja po i shqyrton gjashtë ankesa për përfshirje të fëmijëve në fushatë
-
Në Ditën e Fëmijëve dënohet përfshirja e tyre në fushatë zgjedhore