Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 5000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ankesa u bë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Bëhet fjalë për një tubim të LDK-së në Viti më 3 qershor. Aty kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kishte dhënë hapësirë në skenë një fëmije me flamur të LDK-së. Shkelja është për rregulloren zgjedhore që ndalon angazhimin e të miturve nën 15-vjeç.
Ditë më parë, për të njëjtën shkelje u dënua edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Një ditë më parë u bë e ditur se PZAP-ja po i trajton gjashtë ankesa për përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të fushatës zgjedhore.
-
LVV-ja gjobitet për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë
-
Abdixhiku – 6 deputetëve të LDK-së: Ja dora për dëmet që po i shkaktoni
-
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së
-
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
-
LDK-ja fton Prokurorinë t’i hetojë presionet ndaj delegatëve