Katërmbëdhjetë kryesues e anëtarë të komisioneve numëruese në Gjilan janë arrestuar të premten për dallavere me vota.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Në disa qytete në Kosovë kanë nisur hetimet për manipulim me vota pas shfaqjes së dallimeve në vota të kandidatëve për deputetë. Në disa qytete po ashtu ka pasur edhe të arrestuar.