14 persona janë intervistuar nga Policia në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pas intervistimit, të gjithë personat janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë. Të gjithë personat e intervistuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan.
Të martën, 19 kryekomisionerë u ndaluan për 48 orë mbi dyshimet për dallavere me vota në Suharekë, nga 72 të dyshuar që u intervistuan.
Për manipulimet me vota ka pasur aksione e të arrestuar edhe në komuna të tjera.
-
14 të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore
-
Dyshimet për dallavere me vota, intervistohen 12 persona në Vushtrri dhe Skenderaj
-
19 kryekomisionerë ndalohen për dallavere me vota në Suharekë
-
Nuk mbahen në paraburgim 22 të dyshuar për manipulim rezultati
-
14 persona arrestohen për manipulim me vota në Kllokot