Tokio 2020

Basketboll, Sllovenia mposht edhe Spanjën

Përfaqësuesja e Sllovenisë në basketboll në konkurrencën e meshkujve, nuk ka të ndalur në Lojërat Olimpike. Pas triumfit ndaj Japonisë e Argjentinës, Sllovenia e ka mposhtur edhe Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit C. Në duelin e luajtur të dielën, Sllovenia triumfoi me rezultatin 95:87 për t’ia shkaktuar humbjen e parë Spanjës në fazën e grupeve.

Me këtë fitore, Sllovenia avancon në çerekfinale të turneut olimpik dhe ka shmangur duelin me SHBA-në, Francën apo Australinë. Vlatko Cançar ishte më efikasi te Sllovenia me 22 pikë, i përcjellë Mike Tobey me 16 pikë e 14 kërcime.

Ndërkohë, Luka Donçiq ndeshjen e mbylli me 12 pikë, 14 kërcime e nëntë asistime. Te Spanja, më efikasi ishte Ricky Rubio me 18 pikë të shënuara.