Basketboll

Tjetër paraqitje e shkëlqyer e Luka Donçiqit

Luka Donciq

Ylli i NBA-së ka luajtur tjetër ndeshje të madhe në Eurobasket.

Të enjten Donçiqi e udhëhoqi Slloveninë drejt fitores 106:96 ndaj Izraelit. Ndeshja në Poloni ishte e fundit e fazës grupore për të dy përfaqësueset.

Donçiqi ndeshjen e përfundoi me plot 37 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime. 

Sllovenia avancon në një të tetën e finales nga vendi i dytë në Grupin B. Ka bilanc prej tri fitore e dy humbje. Grupin D e fitoi Franca.