Basketboll

Donçiqi i pandalshëm në fitoren e vështirë të Sllovenisë

Luka Donçiq

Ylli i NBA-së, Luka Donçiq, ka zhvilluar tjetër ndeshje të shkëlqyer në Eurobasket.

Falë paraqitjes impresive të Donçiqit, Sllovenia bëri vend në çerekfinale të Evropianit të basketbollit.

Sllovenia të dielën mbrëma në Riga të Letonisë fitoi 84:77 ndaj Italisë.

Sllovenët e fituan çerekun e parë me rezultat 29:11, falë 22 pikëve të Donçiqit në këtë dhjetëminutësh.

Por italianët u kthyen gradualisht dhe e bënë fundin e ndeshjes interesant.

Sërish në shprehje erdhi cilësia e Donçiqit, që ndeshjen e përfundoi me 42 pikë, 10 kërcime e tre topa të rrëmbyer. 

Simone Fontecchio ishte më i miri tek Italia me 22 pikë e pesë kërcime.


Donçiq starton furishëm, shënon 22 prej 29 pikëve të Sllovenisë në çerek të parë

Ylli i NBA-së, Luka Donçiq, ka nisur furishëm ndeshjen e 1/8 së finales të Eurobasket 2025 mes Italisë dhe Sllovenisë. 

Basketbollisti i LA Lakers, i ka realizura 22 prej 29 pikëve sa i shënoi Sllovenia në çerekun e parë. 

Sllovenia po udhëheq 29:11.