Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zaniolo dhe Italia – vazhdon të jetë e ndërlikuar

Nicolo Zaniolo

“Largimi nga Coverciano nuk ishte i lehtë. E mora këtë vendim vetëm për arsye personale”, tha Nicolo Zaniolo të martën. 

Sulmuesi i Udineses befasisht u largua nga grumbullimi i Italisë. Kështu, kthimi në përfaqësuese i dikur futbollistit të talentuar, nuk do të bëhet. Për shkak të lëndimeve, 27-vjeçari nuk ka luajtur për Italinë për më shumë se dy vjet. Është një raport i ndërlikuar, shkruan “SRF”.

Në vitin 2019, Zaniolo dhe Moise Kean u larguan nga ekipi U21 për shkak të vonesave të vazhdueshme. Në tetor 2023, Zaniolo, Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali u suspenduan pas dyshimeve për bastvënie ilegale. Në maj të vitit 2024 thyerja e këmbës në ndeshjen e parafundit e la Zaniolon jashtë Evropianit.

Dhe skandali i fundit i mesfushorit ndodhi larg ekipit nacional. Në maj të vitit 2025, Zaniolo dyshohet se hyri në dhomat e zhveshjes së ish-klubit të tij, Roma, nën ndikimin e alkoolit. Pasi hyri brenda, ai dyshohet se urinoi në dhomat e zhveshjes dhe rrahu dy lojtarë të rinj aq rëndë, sa që ata morën trajtim mjekësor.