Luka Donçiq ka vazhduar shkëlqimin në NBA. Ylli slloven ka realizuar 53 pikë, pesë kërcime e pesë asistime në fitoren 124:118 që LA Lakers e shënoi të premten mbrëma ndaj Portland Trail Blazers.
Për Donçiqin ishte rekord këtë stinor.
Donçiqi në dhjetë ndeshjet e para të këtij edicioni në NBA ka mesatare prej 40.1 pikëve, 7.8 kërcimeve e 7.7 asistimeve për ndeshje.
Vetëm legjenda Wilt Chamberlain ka arritur të kishte një mesatare prej mbi 40 pikë për ndeshje në një edicion në NBA.
Chamberlain madje në edicionin 1961-62 pati mesatare prej 50.4 për ndeshje, e në edicionin 1962-63 pati 44.8 pikë për ndeshje.
Mesatarja e Michael Jordanit prej 37.1 pikëve për ndeshje në edicionin 1986-87 është mesatarja më e lartë në stinor të rregullt në NBA që kur ka hyrë epoka e trepikësisht.
E James Harden kishte pasur mesatare prej 36.1 pikëve për ndeshje në edicionin 2018-19.
Donçiqi thotë se stinori është i gjatë, por shpreson ta vazhdojë me këtë ritëm dhe ta udhëheqë skuadrën drejt fitoreve të reja.
“Është stinor i gjatë. Jemi vetëm në ndeshjen e dhjetë. Kemi edhe 72 ndeshje. Përderisa fitojmë, jam ok...Shpresoj të vazhdoj, por kurrë nuk i dihet”, tha Donçiq, transmeton “ESPN”.
Donçiq mesataren më të lartë në karrierë e kishte 33.9 pikë për ndeshje në edicionin 2023-24 sa ishte pjesë e Dallas Mavericks.