Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania me fitore të thellë ndaj Sllovenisë

Gjermania ka fituar bindshëm ndaj Sllovenisë të dielën dhe në çerekfinale të Botërorit të basketboll kalon si fituese e grupit K.

Gjermania e mposhti Slloveninë me rezultat 100:71, në xhiron e fundit të fazës së dytë grupore. Sllovenia e nisi ndeshjen më mirë, por gjermanët u kthyen në çerekun e dytë dhe vazhduan me lojë të mirë për fitore të thellë në fund.

Dennis Schroder udhëhoqi Gjermaninë me 24 pikë e dhjetë asistime. Luka Donçiq realizoi 23 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime për Gjermaninë. Sllovenia po ashtu avancon në çerekfinale, por nga pozita e dytë në grup.