Futboll

Gjermania “shkel” Sllovakinë në pjesën e parë, i afrohet Botërorit

Leroy Sane

Përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll, e ka mbyllur me rezultat shumë të thellë pjesën e parë të ndeshjes vendimtare për kualifikim direkt në Kupën e Botës 2026.

Gjermania e mbyll pjesën e parë me rezultat të thellë, 4:0 në Leipzig kundër Sllovakisë.

Është ndeshje për vend të parë, ndërsa Gjermania ka kryer punë të madhe në pjesën e parë.

Leroy Sane shënoi dy gola, ndërsa nga një gol për Gjermaninë realizuan Nick Woltemade dhe Serge Gnabry.