Basketbollistët e Sllovenisë kanë vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror.
Të hënën, Sllovenia triumfoi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 88:67 në kuadër të Grupit F. Në duelin e luajtur në Okinaëa ta Japonisë, Sllovenia e siguroi fitoren në çerekun e dytë dhe të katërt, të cilët i fitoi bindshëm. Çerekun e dytë e fitoi 29:16, ndërsa të fundit me shifrat 25:15 për ta konfirmuar triumfin e radhës.
Në ndeshjen hapëse, Sllovenia triumfoi ndaj Venezuelës, ndërsa duelin e fundit në grup do ta luaj kundër Kepit të Gjelbër.
Luka Donçiq ishte më efikasi te Sllovenia. Ai e përfundoi ndeshjen me 34 pikë, 10 kërcime e 6 asistime. Me lojë të mirë, u veçuan edhe Klemen Prepeliq e Zoran Dragiq. Prepeliq pati 15 pikë, ndërsa Dragiq 12 sosh. Te Gjeorgjia, që regjistroi humbjen e parë në fazën e grupeve, më i dalluari ishte Alexander Mamukelashvili me 21 pikë e 7 kërcime.