Sport

Sllovenia me fitore të vështirë ndaj Lituanisë

Sllovenia e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Eurobasket. Të enjten mbrëma në Koeln të Gjermanisë, Sllovenia fitoi ndaj Lituanisë me shifrat 92:85. Ndeshja është vendosur vetëm në minutat e fundit.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë. Pas çerekut të parë të barabartë, 27:27, çereku i dytë u fitua 24:21 nga Sllovenia. Lituania fitoi 19:18 çerekun e tretë, ndërsa sllovenët ishin më të mirë në fund dhe fituan me 92:85.

Mike Tobey u dallua te Sllovenia me 24 pikë e tetë kërcime. Jaka Blazhiq kontribuoi me 14 pikë, ndërsa Goran Dragiq i kishte 19 pikë. Ylli i madh i NBA-së, Luka Donçiq ndeshjen e mbylli me 14 pikë e dhjetë asistime.

Te Lituania më i miri ishte Marius Grigonis me 18 pikë e katër kërcime. Mindaugas Kuzminksas shtoi 19 pikë.

Sllovenia e Lituania janë në grupin B. Sllovenët e kishin fituar Eurobasketin e kaluar, të mbajtur në vitin 2017.