Lituanisë i ka takuar derbi baltik në Eurobasket.
Të shtunën mbrëma, Lituania fitoi ndaj Letonisë me rezultat 88:79 për të bërë vend në çerekfinale të Kampionatit Evropian të basketbollit.
Ndeshja u zhvillua në Riga të Letonisë, por përkrahja e tifozërisë vendase nuk solli fitoren.
Lituania u shkëput në dhjetë pikë në çerekun e parë dhe më pas kontrolloi rezultatin.
Azuolas Tubelis u dallua te Lituania me 18 pikë e 12 kërcime. Arnas Velicka i kishte 21 pikë 12 asistime e pesë kërcime. Lojë të mirë kishte edhe Deividas Sirvydis me 18 pikë e shtatë kërcime.
Letonisë nuk i kreu punë paraqitja impresive e yllit Kristaps Porzingis. Ai i realizoi 34 pikë e 19 kërcime.