Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Greqia i bashkohet Turqisë në gjysmëfinale

Giannis Antetokounmpo

Greqia është gjysmëfinalistja e dytë e Eurobasketit 2025.

Të martën mbrëma në Riga të Letonisë, Greqia fitoi ndaj Lituanisë në çerekfinale me rezultatin 87:76.
Ylli i NBA-së, Giannis Antetokounmpo udhëhoqi Greqinë me 29 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. Ai i kishte edhe katër topa të rrëmbyer e një bllokadë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vasileios Toliopoulos e përfundoi ndeshjen me 17 pikë, ndonëse luajti vetëm 16 minuta. Kostas Papanikolau i kishte tetë pikë, shtatë kërcime e tri asistime. Pikë dyshifrore kishte vetëm edhe Kostas Sloukas – 11.

Te Lituania u dallua Jonas Valanciunas me 24 pikë e plot 15 kërcime. Gytis Radzevicius i kishte 10 pikë e katër kërcime, ndërsa Arnas Velicka e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime.

Në gjysmëfinale, më 12 shtator, Greqia përballet me Turqinë.