Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka nisur mirë, por megjithatë pësoi nga Sllovakia.
Të premten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova u mposht me rezultatin bindës, 89:78.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të dy përfaqësueset ishte ndeshja e dytë në raundin e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2029.
Kosova nisi mirë dhe çerekun e parë e fitoi me rezultatin 27:18. Por sllovakët shpërthyen në çerekun e dytë të cilin e fituan 30:15. Dhe më pas kanë mbajtur epërsi deri në fund. Kosova ia doli të afrohet, por pa rrezikuar ndonjëherë epërsinë e mysafirëve.
Kosova për herë të tretë ka luajtur me Sllovakinë, ndërsa e ka pësuar humbjen e tretë. Sllovakia është favorite e Grupit C dhe këtë e dëshmoi edhe të premten mbrëma në Prizren. Si Sllovakia ashtu edhe Kosova në nëntor kanë fituar ndaj Shqipërisë.
Kosova u paraqit pa dy lojtarët kryesorë, Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin. Dhe mungesa e tyre është vërejtur ndjeshëm. Prej lojtarëve të Kosovës gati gjysma kanë rol shumë të kufizuar në skuadrat e Superligës. Ndërkohë i vetmi që luan jashtë vendit është amerikani i natyralizuar, Divine Myles. Ai bënë karrierë në kategorinë e dytë franceze, ndërkohë që amerikani i Sllovakisë, David De Julius po shkëlqen në elitën spanjolle.
De Julius, që debutoi, “orkestroi” gjithë lojën e Sllovakisë. Po ashtu i realizoi 26 pikë, ndërsa bëri tetë asistime dhe tri kërcime.
Te Sllovakia shkëlqeu edhe 18-vjeçari Marosh Golian me 18 pikë e plot 18 kërcime. Ndërkohë 21 pikë i kishte Dalibor Hlivak.
Myles ishte më i dalluar te Kosova me 21 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Lis Shoshi i realizoi 18 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Mikaile Tmushiq e përfundoi ndeshjen me 11 pikë, dy kërcime e dy asistime. Të tjerët i kishin më pak se 10 pikë.
Kosovës i ka munguar edhe përkrahja nga tribunat. Palestra ishte gjysmë e zbarëz.
Të përzgjedhurit e Bujar Locit ndeshjen e ardhshme e kanë më 2 korrik ndaj Shqipërisë. Ndërkohë ky cikël eliminator përfundon më 5 korrik me ndeshjen në udhëtim ndaj Sllovakisë. Vendi i parë në grup siguron avancimin në raundin e dytë parakualifikues. Avancon edhe përfaqësuesja më e mirë e vendit të dytë prej tri grupeve gjithsej. Përfaqësueset që dështojnë të kualifikohen kanë rast tjetër në raundin e tretë parakualifikues.
Kosova ndalet në çerekun e dytë, po pëson thellë nga Sllovakia
Pas çerekut të parë Kosova ishte duke udhëhequr 27:18, kurse pas të dytit po pëson 48:42.
Basketbollistët e Kosovës në dhjetëminutëshin e dytë të ndeshjes në Prizren janë dominuar plotësisht nga ata sllovakë.
Dhe tani po pësojnë me gjashtë pikë dallim.
Kosova në epërsi pas çerekut të parë
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po udhëheq 27:18 pas çerekut të parë të ndeshjes me Sllovakinë.
Ndeshja po luhet në Prizren, kurse palestra është gjysmë e zbrazët.
Kjo ndeshjet po luhet për kualifikimet e Evropianit të basketbollit. Është raundi i parë i kualifikimeve. Në këtë fazë luajnë 10 shtetet e ranguara më dobët.
Palestra gjysmë e zbrazur për ndeshjen e Kosovës në Prizren
Për ndeshjet e Superligës, shumica e palestrave në Kosovë mbushen me shikues.
Por interesimi i njëjtë nuk është për ndeshjen që Kosova po e luan ndaj Sllovakisë në Prizren.
Ndonëse FBK-ja ka bërë fushatë që numri i shikuesve të jetë sa më i madh, palestra “Sezai Surroi” është gjysmë e zbrazur.
Në tribunat pas koshave nuk është asnjë shikues, ndërsa edhe tribuna kryesore nuk është mbushur.