Me masat e reja për distancim social, shumë njerëz po kalojnë kohën e lirë duke luajtur.
Loja “Switch” e “Nintendo”-s është shitur në çdo vend dhe për më keq, ka mungesë të pajisjeve nga Kina, pasi që fabrika e cila është marrë me këtë është mbyllur për shkak të koronavirusit.
Sarbaaz ka arritur që t’i mbledhë të gjitha pjesët që i duheshin nga uebfaqet kineze dhe nga ankandet në internet në mënyrë që ta ndërtojë vetë një konzolë, raporton “Input Magazine”, transmeton KOHA.
I gjithë procesi ka ndodhur brenda një muaji e gjysmë dhe ka kushtuar 200 dollarë, pothuajse çmimi i njëjtë me Nintendo Switch Lite. Ky veprim dëshmon që është e mundshme të ndërtosh vet një nintendo, mirëpo procesi i ndërtimit është i komplikuar dhe kërkon njohuri të hollësishme të elektronikës.
-
Shiten mbi 41 milionë konzola Nintendo Switch në mbarë botën
-
Nintendo sjell shtëpizën për konzolën Switch Lite
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
E lënë në harresë, kutia kineze shitet për një çmim marramendës
-
Kontrollet amerikane të çipave e vënë Kinën në siklet