Gjiganti i videolojërave “Valve”, ka prezantuar një konzol të re që do t’i rivalizojë “Nintendon”, “Xbox” dhe “Playstation”, raporton “BBC”.
“Steam Machine” është një konsol e projektuar për t’i lejuar personat të luajnë videolojëra të PC-së në televizorin e tyre – megjithëse mund të përdoret edhe si kompjuter.
Është një vazhdim i pajisjes së vitit 2014 me të njëjtin emër, që dështoi të depërtonte në një treg të dominuar nga tre gjigantët e mëdhenj të videolojërave.
Çmimet për ato konzola, atëbotë, fillonin nga 499 dollarë, por versioni i fundit i “Valves” pritet të kushtojë dukshëm më tepër.
“Steam Machine” do të dalë në shitje në fillim të vitit 2026, njoftoi kompania, ndërsa çmimet ende nuk janë bërë të ditura.
Kompania tha se më tepër detaje do të ofrohen më afër datës së lansimit, e cila ende nuk dihet saktësisht.

-
Sony shtrenjton aparaturën e Play Station 5 për Evropë dhe disa shtete të tjera
-
Skandali i spiunazhit - Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e saj
-
Apple prezanton MacBookun e parë me ekran të ndjeshëm në prekje
-
Apple fuqizon Sirin me inteligjencë artificiale
-
Meta prezanton modelet e reja të inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic