Një kuti kineze e shekullit 15 e cila u la në harresë për dekada, u shit për 358,000 dollarë, duke thyer çmimin fillestar të ankandit.
Kutia u ble për vetëm 24 dollarë në vitin 1946 dhe pritej të shitej deri në 12,400 dollarë.
Kjo copë u krijua në vitet 1430. Mban shenjat e Xuande, Perandorit të pestë të Dinastisë Ming, shkroi CNN.
Është vetëm një prej pesë të njohurave në botë. Tri nga pesë copat janë në muze ose koleksione institucionale.
Kjo ishte hera e parë që kutia u vu në ankand pas 77 vjetësh pasi konsiderohej e humbur.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina heton muzetë pas skandalit me zhdukjen e thesareve kombëtare
-
Çanta e parë “Hermès Birkin” e Jane Birkin shitet për 10 mln dollarë, bëhet më e shtrenjta në histori
-
Koleksioni 100 milionë dollarësh i monedhave del në ankand
-
Muzeu Britanik merr dhuratë artefakte në vlerë prej 1.2 miliard dollarëve
-
Gjerdani misterioz me diamante shitet për një shumë marramendëse