Nintendo Wii U, u konsiderua si një dështim i madh dhe shumë ishin të shqetësuar për të ardhmen e Nintendos, kompanisë së njohur të konzolave për video-lojëra.
Megjithatë, me konzolën Switch gjërat u kthyen mbarë, disi në mënyrë dramatike për kompaninë.
Në fakt, sipas shifrave të fundit, duket se Nintendo ka arritur të shesë 41.67 milionë njësi të Switchit në të gjithë botën deri më tani, transmeton televizioni publik.
4.8 milionë njësi shtesë janë shitur gjatë tremujorit të fundit që përfundoi më 30 shtator.
Gjithashtu, Nintendo kishte zbuluar se Switch Lite, që u lansua më 20 shtator, llogarit 1.95 milionë njësi të shitura, gjë që duket se tregon se konzola po ka mjaft sukses.
Switch Lite, për ata të panjohur me çështjen, është një version më i vogël dhe më i lirë i Switchit.