Mbikëqyrësi i privatësisë i Koresë së Jugut ka gjobitur kompaninë e rrjeteve sociale, Meta, me 15 milionë dollarë për mbledhjen e paligjshme të informacioneve personale të ndjeshme nga përdoruesit e Facebookut.
Kjo vjen pas një serie ndëshkimesh kundër Metas nga autoritetet e Koresë së Jugut në vitet e fundit ndërsa ashpërsojnë masat për mënyrën se si kompanitë merren me informacionet personale.
Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit në Korenë e Jugut pas një hetimi 4-vjeçar konkludoi se Meta paligjshëm mblodhi të dhëna të ndjeshme për rreth 980 mijë përdorues të Facebookut, përfshirë për fenë, pikëpamjet politike dhe orientimin seksual.
Ka thënë se kompania shpërndau të dhënat e rreth 4,000 përdoruesve.
-
Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për “gënjeshtra” lidhur me privatësinë e të dhënave të përdoruesve
-
Gjykata gjermane e shpall Metan përgjegjëse për reklamat e rreme në Instagram e Facebook
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale