Meta ka arritur një marrëveshje për zgjidhjen e një çështjeje gjyqësore historike, të ngritur nga shtete të ndryshme të SHBA-së, të cilat e akuzuan gjigantin e teknologjisë se po i bënte fëmijët të varur dhe po i dëmtonte ata përmes produkteve të tij të rrezikshme, sipas një dokumenti gjyqësor të publikuar të mërkurën.
Marrëveshja do ta detyrojë kompaninë e rrjeteve sociale të paguajë deri në 17 miliardë dollarë. Meta ka rënë dakord të vendosë masa mbrojtëse për përdoruesit adoleshentë, duke përfshirë kufizime ditore të përdorimit dhe bllokime gjatë natës në të gjithë SHBA-në, raportoi Guardian. Kjo është hera e parë që Meta detyrohet të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë platformat e saj.
Kalifornia dhe 28 shtete të tjera amerikane paditën kompaninë me vlerë 1.36 trilion dollarë, duke e akuzuar se kishte projektuar produkte që krijojnë varësi dhe që çojnë në dëmtimin e fëmijëve. Shtetet gjithashtu pretenduan se kompania e rrjeteve sociale mblidhte rregullisht të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç pa lejen e prindërve, duke shkelur ligjet federale dhe shtetërore.
Rob Bonta, prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, ka thënë se ndryshimet përfshijnë kufizime të kohës së përdorimit; ndalimin e njoftimeve gjatë orarit të shkollës; bllokimin e aplikacionit gjatë orëve kritike të natës; ndalimin e disa filtrave që simulojnë ndërhyrje kirurgjikale estetike; si dhe masa të tjera për mbrojtjen e përdoruesve të rinj.
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
“Meta” duhet të paguajë 375 milionë dollarë për dështim në “sigurinë e fëmijëve”