Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

G.Skill lanson memorien e optimizuar DDR4-3800 CL14 për AMD Ryzen 3000 dhe X570

Kompania G.Skill i ka lansuar kitet memorie me optimizim të lartë Trident Z Neo series DDR4-3800MHz CL14 RGB, me një latencë jashtëzakonisht të ulët në kapacitetet prej 16 GB (8GB x2) dhe 32GB (8GB x4). Memoria është e destinuar për serinë e procesorëve AMD Ryzen 3000 dhe platformën X570.

Memoria është krijuar me komponentë të fuqishëm Samsung B-die, ndërkohë që bëhet fjalë për kitin memori DDR4 për t’i shtyrë kufijtë e bandwidthit të memories në platformën AMD Ryzen 3000, shkruan KOHA Ditore. Ekipi G.Skill R&D ka punuar për t’i ngritur kufijtë e performancës së memories edhe më tej dhe ka zhvilluar kite memorike me performancë të lartë dhe latencë të ulët, me DDR4-3800 CL14-16-16-36.

Me ndihmëm e procesorit AMD Ryzen 9 3900X dhe pllakës amë MSI MEG X570 GODLIKE, memoria ka arritur bandwidth prej 58 GB/s, 56 GB/s dhe 58 GB/s për lexim, shkrim dhe kopjim të të dhënave.

Ashtu si me të gjitha kitet memorike tjera G.Skill, specifikimet mbeten stabile në stres testet e memories.