Gigabyte e ka prezantuar zyrtarisht shtesën më të fundit në serinë e vet të pllakave amë Aorus, të krijuar për gjeneratën e ardhshme të procesorëve të serisë Ryzen 3000. Pllaka Aorus Master X570 është dizajnuar për t’i mbështetur edhe procesorët më kërkues Ryzen, si Ryzen 9 me 16 bërthama i cili u prezantua nga AMD kohët e fundit, raporton TechPowerUp.

Për fillim, pllaka i ka 14 faza direkte për Infineon Digital VRM Solution me PowIRstage, mbështetje për memorie dy-kanalëshe CC/Non-ECC Unbuffered DDR4 dhe 4 DIMM-e, zgjidhje për ftohje të avancuar me Fins-Array Heatsink, shkruan KOHA Ditore. Hapësira për ruajtje e mbështet NVMe PCIe 4.0/3.0 x4 M.2 të trefishtë. Ofrohet edhe Intel WiFi 6 802.11ax, USB TurboCharger për pajisjet mobile, RGB FUSION 2.0 dhe mbështetje për ndriçime LED, funksione të mençura të ventilatorëve etj.
Më shumë detaje në lidhje me pllakën amë Gigabyte X570 Aorus Master janë në dispozicion në faqen e internetit të Aorus në adresën https://www.aorus.com/product-detail.php?p=1109&t=17&t2=&t3=.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Philips OneBlade Pro 360 – Një pajisje, për çdo stil
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Zbuloni zgjidhjen ideale Samsung Bespoke AI Laundry në Aztech