Computex 2019 është duke u afruar, ndërsa prodhuesit e pllakave amë janë tashmë të gatshëm ta prezantojnë modelin AM4 të bazuar në çipsetin AMD X570, i cili do të lansohet me gjeneratën e tretë të procesorëve Ryzen "Matisse". Këta procesorë e përdorin arkitekturën 7nm "Zen 2", raporton TechPowerUp.
MSI e ka publikuar teaser animacionin e pllakës së vet amë premium, e cila bazohet në çipsetin AMD X570, të emërtuar MEG X570 Ace. MEG, ose MSI Extreme Gaming, është top seria e pllakave amë të kompanisë nga segmenti i klientëve, e pozicionuar mbi MSG (MSI Performance Gaming) dhe MAG (MSI Arsenal Gaming). Në kuadër të MEG, MSI i ka tre nënbrende të mirënjohura: GODLIKE, Creation dhe Ace. Brendi MEG Ace është më i liri dhe i dizajnuar për ta ofruar numrin më të madh të funksioneve premium me çmim të ulët, shkruan KOHA Ditore.
Duke pasur parasysh se kompania e paralajmëron produktin MEG Ace, është e mundur që testohet mjedisi për "Zen 2" dhe me siguri tashmë ka filluar puna edhe në produktin GODLIKE.

Shenja "5 6 7", e cila përputhet me "3000", i tregon tri gjëra specifike: numri i theksuar gjashtë e sugjeron kontrolluesin 802.11ax (Wi-Fi 6), ndërsa 5 dhe 7 mund të tregojnë për çipsetin X570. Në fund, "3000" flet qartë për serinë Ryzen 3000.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Martin Scorsese kritikohet për përdorimin e AI-së në krijimin e ilustrimeve të skenarëve
-
Volkswageni premton revolucion në modelin e frymëzuar nga Golf 4
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë