Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

MSI-ja prezanton pllakën amë MEG X570 GODLIKE

Me lansimin e platformës së AMD-së X570, MSI dëshiron ta krijojë një tjetër linjë të pllakave amë GODLIKE për fansat e tyre, linjë kjo e cila do të ofrojnë funksione që deri më tani nuk ishin në dispozicion, raporton Overclock3D.

Në këtë pllakë, MSI do t’u mundësojë përdoruesve qasje në katër sllote PCIe 4.0 16x, tre sllote PCIe 4.0 Lightning M.2 Gan 3 dhe dy pajisje add-on, të cilat do t'ia japin pllakës amë një set të karakteristikave edhe më mbresëlënëse. Pllaka MSI MEG X570 GODLIKE ka kartelë PCIe M.2 Xpander-Z dual M.2 dhe adapter 10B Super LAN i cili ia mundëson përdoruesve t’i shtojnë dy SSD shtesë M.2 dhe mbështetje për 10GB Ethernet.

X570 GODLIKE përdor VRM fazore 14+4+1, e cila është dizajnuar për procesorin AMD Ryzen 9 3900X, edhe nëse është dukshëm i overclockuar. Pllaka, gjithashtu, ka dashboard dinamik OLED, i cili mund të përdoret për t’i debuguar pllakat amë, për ta monitoruar temperaturën e sistemit dhe për të shfaqur të dhëna të dobishme. Ashtu si modelet e tjera X570, çipseti X570 GODLIKE ka ftohje aktive, shkruan KOHA Ditore.

Aktualisht nuk dihet çmimi për pllakat amë MSI MEG X570 GODLIKE, ndërsa me siguri çmimi do të bëhet i ditur gjatë periudhës kur të shfaqet seria e procesorëve AMD Ryzen 3000, e cila është paralajmëruar për 7 korrik.

Artikuj të ngjashëm