Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mbërrijnë pllakat amë të gjeneratës së ardhshme MSI Z490

Tashmë e dimë se Inteli synon që gjatë vitit 2020 të lansojë procesorë të rinj. Nëse thashethemet janë të sakta, seria e procesorëve Comet Lake pritet në gjysmën e parë të vitit, ndërsa krijuesve të sistemit PC do t’u ofrojë deri në 10 bërthama me hyperthreading për procesorët Core i3, i5 dhe i7, raporton Overclock3D.

Tani nga burime të ndryshme po shfaqen dëshmi për pllakat amë të serisë Intel 400. Në bazën EEC janë vërejtur pllakat amë Intel Z490 të kompanisë MSI, ndërsa këto informacione u zbuluan nga @momomo në Twitter, shkruan KOHA Ditore. Në listing shihen pllakat Creator Z490I, MPG Z490M GAMING EDGE WIFI, Z490-A PRO, MPG Z490 GAMING CARBON WIFI, MEG Z490 ACE dhe MEG Z490 GODLIKE. Në listingjet e tjera të EEC janë vërejtur edhe modelet MEG Z490 UNIFY, MPG Z490 GAMING PLUS, MEG Z490I UNIFY, MPG Z490 GAMING EDGE WIFI dhe MAG Z490 TOMAHAWK.

Është e qartë se prodhuesit e pllakave amë janë duke u përgatitur t’i lansojnë procesorët e gjeneratës së ardhshme të Intel, ndërsa seria Z490 është në fazën "sampling". Pllakat amë Z490 raportohet se e përdorin socketin Intel LGA 1200, për të cilën MSI ka listuar mbështetje përmes ftohjes së lëngshme MAG Core All-In-One (AIO).