Shpejtësia e memories është diçka që përdoruesit shpesh nuk i kushtojnë vëmendje kur e montojnë PC, ndërsa shumë njerëz më shumë e shikojnë kapacitetin sesa performancën.
Situata me RAM-in është e tillë që performanca shpesh nuk paraqet problem, deri në momentin kur problemi bëhet i dukshëm – bandwidthi i memories ose është i mjaftueshëm ose i pamjaftueshëm, gjë që e bën të vështirë vlerësimin nëse memorja që e posedoni është e mjaftueshme për të kryer detyra, raporton Overclock3D.
Tani kompania Micron pretendon ta ketë rezultatin më të mirë në botë në segmentin e memories së konsumatorit DDR4, me overclockim të modulit të vet Ballistix Elite DDR4 4000 8GB deri në 6024MHz, shkruan KOHA Ditore. Kjo u realizua me ndihmën e procesorit Ryzen 5 3600X dhe pllakës amë ASUS X570 ROG CROSSHAIR VIII IMPACT.

Disa vjet më parë, shpejtësia e memories prej 5GHz ishte kulmi i rekordeve botërore, ndërsa tani modulet e memories prej 5GHz mund të gjenden në shitjet me pakicë. Bota e memorieve me performancë të lartë po evoluon vazhdimisht, ndërsa për disa vite do të kemi edhe DDR5, i cili do ta ngrejë kufirin e shpejtësisë së memories në një nivel edhe më të lartë.
-
Memoria Micron DDR4 vendos rekord të ri botëror të overclockimit me 5726MHz
-
G.Skill është prodhuesi i parë që vendos rekord të memories përtej 6GHz
-
Memoria G.Skill arrin DDR4-5886MHz dhe i thyen 23 rekorde të overclockimit
-
Memoria XPG SPECTRIX D60G thyen rekordin e overclockimit me 5634 MT/s
-
“PowerColor” prezanton Radeon RX 5600 XT Red Devil me 14Gbps memorie GDDR6