Kompania G.Skill po vazhdon t’i shtyjë kufijtë në fushën e teknologjive të memories, ndërsa kësaj radhe G.Skill përsëri vendos rekord të ri botëror në shpejtësinë e memories DDR4. G.Skill e ka arritur një rekord të ri overclockues, i cili tani është mbi 6GHz, me modulet e veta Trident Z Royal.
Toppc, një overclockues profesionist tajvanez, arriti t’i realizojë 6016,8MHz me ndihmën e memories G.Skill DDR4 Trident Z Royal. Rekordi u arrit në pllakën amë MSI MPG Z390I GAMING EDGE AC dhe me ndihmën e procesorit Intel Core i9-9900K, shkruan KOHA Ditore. Rekordi i ri vjen vetëm një muaj pasi që Toppc i arriti 5886MHz, gjatë ngjarjes Computex 2019.

"Arritja e DDR4-6000MHz ka qenë qëllimi ynë për ca kohë tani dhe jemi shumë të entuziazmuar që e kemi realizuar këtë arritje së bashku me kompaninë MSI," tha Tequila Huang - nënkryetar korporativ i kompanisë G.SKILL.
-
Memoria G.Skill arrin DDR4-5886MHz dhe i thyen 23 rekorde të overclockimit
-
Micron tani është pronar i rekordit të overclockimit të DDR4, me 6024MHz
-
Memoria Micron DDR4 vendos rekord të ri botëror të overclockimit me 5726MHz
-
G.Skill i prezanton modulet e reja të memories DDR4 32 GB
-
G.Skill sjell memorien DDR4-4000 CL15 32GB