Kompania G.Skill, një nga prodhuesit kryesorë të memorieve me performancë ekstreme dhe periferive të gamingut, ka njoftuar se gjatë periudhës së mbajtjes së konferencës Computex 2019 i ka thyer 23 rekorde të overclockimit në kategori të ndryshme benchmark.
Kjo përfshin edhe rekordin për frekuencën më të shpejtë të memories, dhe të gjitha këto me ndihmën e kiteve memorie G.Skill DDR4 me komponentet e Samsungut prej 8GB, procesorët më të rinj të Intelit dhe pllakat amë me performancë të lartë, raporton TechPowerUp.

Tani, gjatë konferencës G.Skill Computex, është vendosur një rekord i ri botëror për frekuencën më të shpejtë memorike. Këtë e ka arritur overclockeri i njohur ekstrem Toppc, i cili e ka arritur madje DDR4-5886MHz me ndihmën e memories Trident Z Royal, në pllakën amë MSI MPG Z390 GAMING EDGE AC, dhe atë me ndihmën e procesorit Intel Core i9-9900K. Në fund të Computexit, dy rezultatet më të larta të frekuencës së memories u arritën nga ekipi i MSI me ndihmën e sistemit të lartpërmendur harduerik, shkruan KOHA Ditore.

Gjatë Computexit, u vendosën 23 rekorde të overclockimit. Në mesin e tyre, overclockeri i famshëm K|ngp|n ka thyer rekord botëror në 3DMark Time Spy, me një sistem prej katër GPU-ve të cilin e përbëjnë kartelat grafike EVGA GeForce GTX 1080 Ti K|ngp|n dhe procesori 18-bërthamësh Intel Core i9-9980XE. Përveç kësaj, rsannino ka vendosur rekord të ri botëror për Geekbench3 - Multi Core, me ndihmën e pllakës ASUS ROG Dominus Extreme dhe procesorit 28-bërthamësh Intel Xeon W-3175X.