Kompania ADATA njoftoi se XPG Overclocking Lab (XOCL) e ka overclockuar modulin memorik spectrix D60G RGB DDR4 deri në frekuenca prej 5634 MT/s, që paraqet një rekord të ri. Rekordi i mëparshëm ishte 5608 MT/s. Kjo u realizua me çipsetin Intel Core i9 dhe pllakën amë MSI MPG Z390 GAMING EDGE AC, si dhe ftohjen LN2, raporton Guru3D.
XPG spectrix D60G ka më shumë ndriçim RGB për milimetër katror se çdo modul ekzistues memorik, që përbën 60% të sipërfaqes së modulit. Stili unik, avangardë i memories gjithashtu tërheq vëmendje, dhe përfshin dizajn X-light me sipërfaqe të frymëzuar nga diamanti.
Konsumatorët mund ta personalizojnë përvojën e tyre me ndihmën e efekteve të dritës të cilat mund të programohen, ndërsa kontrolli është lehtësuar përmes aplikacionit XPG RGB Sync, shkruan KOHA Ditore.
Memoria XPG spectrix D60G është krijuar me çipa kualitativ dhe një përçues metalik të nxehtësisë, në mënyrë që ta sigurojë integritetin e shkëlqyer të sinjalit, besueshmërinë dhe stabilitetin, gjë që në mënyrë efektive ndikon në jetëgjatësinë e rritur të modulit. Mbështetja për profilin Intel Extreme Memory (XMP) 2.0 e lehtëson overclockimin dhe e përmirëson stabilitetin e sistemit.
-
Micron tani është pronar i rekordit të overclockimit të DDR4, me 6024MHz
-
Memoria G.Skill arrin DDR4-5886MHz dhe i thyen 23 rekorde të overclockimit
-
Memoria Micron DDR4 vendos rekord të ri botëror të overclockimit me 5726MHz
-
Adata sjell modulin memorik XPG SPECTRIX D60G DDR4
-
“PowerColor” prezanton Radeon RX 5600 XT Red Devil me 14Gbps memorie GDDR6