Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

G.Skill sjell memorien DDR4-4000 CL15 32GB

Kompania G.Skill e ka paralajmëruar memorien e re me latencë të ulët: DDR4-4000 CL15-16-16-36 me kapacitet prej 32 ​​GB (8 GB x4), në kuadër të serive të veta Trident Z dhe Trident Z Royal të pajisura me RGB. Kitet memorike u krijuan me ndihmën e IC-ve Samsung B-die për ta arritur një latencë prej CL15 në DDR4-4000, raporton TechPowerUp.

Kitet memorike të reja DDR4-4000 CL15-16-16-36 32 GB (8 GB x4) punojnë në 1.5V dhe janë të validuara në pllakën amë MSI MEG Z390 ACE dhe procesorin Intel Core i7-9700K.

Image

Latenca e ulët e CAS zakonisht e nënkupton një rritje të performancës së bandwidthit të memories, dhe ky është rasti për memorien e përmendur kur përdoret edhe në platformën AMD Ryzen, shkruan KOHA Ditore. Me memori kitet DDR4-4000 CL15, procesori AMD Ryzen 9 3900X arrin bandwidth të memories për lexim prej 61 GB/s në AIDA64, së bashku me mbi 58 GB/s në shpejtësi të regjistrimit të memories dhe 65 GB/s gjatë kopjimit.

Memoria e mbështet Intel XMP 2.0 për overclockim të lehtë dhe do të jetë në dispozicion përmes partnerëve globalë distributivë të kompanisë G.Skill gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm