Tech

Çipseti Helio G70 mund ta funksionalizojë telefonin Redmi 9

Një raport i kohëve të fundit sugjeron që brendi kinez Redmi po përgatitet ta lansojë telefonin Redmi 9 gjatë tremujorit të parë të vitit 2020. Theksohet se telefoni mund ta përdorë çipin e ri Helio G70.

Gjykuar nga etiketa, është e mundur që bëhet fjalë për çipsetin me një konfigurim pak më të dobët se modeli Helio G90T, i cili e funksionalizon Redmi Note 8 Pro, raporton PlayfulDroid.

Informuesi nga Kina tani i ka publikuar detajet kyç për çipin Helio G70. Sipas informatave, Helio G70 është një procesor i segmentit të ulët. Ai i ka dy bërthama Cortex A75 @ 2.0GHz dhe gjashtë bërthama Cortex A55 @ 1.7GHz, ndërsa është edhe GPU-ja Mali-G52-MC2. Kur bëhet fjalë për performancat, çipseti mund të jetë më i dobët se procesori MediaTek Helio P65.

Çipseti Helio G70 në telefonin Redmi 9 do të duhej të kombinohej me 4 GB RAM. Do të ekzistojnë edhe disa opsione të tjera të RAM dhe hapësirës për ruajtje, shkruan KOHA Ditore. Telefoni do të ketë ekran 6.6 inçësh, me një prerje në formën e pikëzës. Kjo sugjeron që telefoni do të jetë më i madh se paraardhësi i tij - Redmi 8.

Redmi 9 do të shfaqet fillimisht në Kinë, dhe më pas pritet në Indi dhe tregjet e tjera globale.