Një person është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës për veprën penale “detyrim”.
Policia ka njoftuar se i dyshuari i kishte kërkuar 5000 euro punëtorit të autolarjes me pretekstin se i ishte vjedhur nga vetura një sasi droge.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje nga aparatet e autolarjeve
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Koci: Qytetari nga Kosova pretendon se u detyrua t'u japë 2000 euro policëve serbë për të shmangur arrestimin
-
Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate