Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur para nga aparatet e pagesave për larje veturash.
Sipas Policisë së Kosovës, vepra është kryer kryesisht në rajonin e Prishtinës në autolarjet me vetëshërbim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka njoftuar Policia, nga njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit janë identifikugar gjashtë të dyshuar ndërsa janë arrestuar dy: B.B. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës dhe D.O. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës, dyshohet se janë të përfshirë në së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit janë në kërkim të edhe katër personave të tjerë të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.