Drin Shaqiri i njohur me nofkën “Makazze”, që cilësohet prej lojtarëve më me prespektivë në botën e Counter-Strike 2, do të jetë përkrah katër yjeve të Bad News Eagles që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Esports, i cili do të mbahet në Prishtinë nga 9 deri më 13 korrik.
“Makazze” është pjesë e ekipit të njohur Navi Jr.
Bashkë me të pjesë e Kosovës do të jenë edhe Flatron Halimi (juanflatroo), Dionis Budeci (sinopssyy), Genc Kolgeci (gxx) dhe Sener Mahmuti (SENER1).
Pjesë e Bad News Eagles ishte edhe Rigon Gashi (rigoN), i cili nuk dihet pse nuk është pjesë e formacionit.
Artikuj të ngjashëm
-
“Shqiponjat” po fluturojnë sërish – Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin në Counter-Strike
-
“Makazze” arrin një sukses tjetër të madh
-
“Makazze” fiton turneun e madh në Counter-Strike dhe shpallet MVP
-
Emra të rinj te Kosova për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve
-
Kush pritet ta zëvendësojë Xhakën te Zvicra?