Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

“Makazze” arrin një sukses tjetër të madh

Makazze

Drin “makazze” Shaqiri ka arritur një sukses tjetër të madh në videolojën Counter-Strike. “Makazze” ka fituar turneun e dytë të madh në karrierë. Ai me ekipin e tij NAVI triumfoi në IEM Atlanta 2026, duke mposhtur në finale GamberLegion me 3:0 në harta. 

Në Atlanta, NAVI mposhti në çerekfinale edhe ekipin numër një në botë Vitality, duke ia ndalur serinë e fitoreve. 

“Makazze” kishte fituar me NAVI-n në mars edhe ESL Pro League, ku u shpall MVP. 

Turneu në Atlanta kishte një fond të shpërblimeve prej 125 mijë dollarëve.