Drin Shaqiri i njohur në videolojën Counter-Strike, me nofkën “Makazze” ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Ai me ekipin e tij Natus Vincere të dielën ka fituar turneun e madh të Counter-Strike, ESL Pro League.
Madje “Makazze” u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut. Natus Vincere në finale mposhtu ekipin nga Turqia, Aurora me 3:1 në harta. Faza finale u mbajt në Stokholm të Suedisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo19-vjeçari po shihet si njëri prej lojtarëve më të talentuar në Counter-Strike.
Ai në ekipin e parë të Natus Vincere u promovua vitin e kaluar.
Me fitoren e të dielës Natus Vincere mori 100 mijë dollarë si shpërblim plus 150 mijë dollarë nga ndarja e klubeve.
Në turneun final luajti edhe një lojtar tjetër nga Kosova. Aulon Fazlija, i njohur me nofkën “Krabeni” arriti të përfundojë në vendin e katërt me ekipin FUT.