Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kush pritet ta zëvendësojë Xhakën te Zvicra?

Kush pritet ta zëvendësojë Xhakën te Zvicra?

Granit Xhaka nuk do të luajë te Zvicra në katër ndeshjet e ardhshme. Përfaqësuesja helvetike do të jetë pa organizatorin e lojës në qendër të mesfushës. Kjo mund të jetë mundësi për Ardon Jasharin, që megjithatë, ka dështuar të shfaq më të mirën në fillim të sezonit. 

Kështu ka shkruar mediumi zviceran “SRF” të enjten, dy ditë para ndeshjes së Zvicrës me Maqedoninë e Veriut në Shkup. 

Maqedonia e Veriut – Zvicra luhet të shtunën nga ora 20:45, ndërsa i takon Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve. 

“SRF” ka shkruar për kandidatët të cilët mund të jenë zëvendësues të Xhakës në mesfushë. Përveç Jasharit, ka përmendur edhe Michel Aebischerin, Djibril Sowin, Fabian Riederin dhe Vincent Sierron. 
Për të gjithë ka dhënë nga një shpjegim pse duhet të luajnë. 

Për Jasharin, “SRF” ka shkruar se për kohë të gjatë konsiderohet si pasues i Xhakës, për shkak të aftësive dhe lidershipit. 

Edhe Xhaka e Jashari startojnë për Zvicrën Botërori 2026 Xhaka e Jashari startojnë për Zvicrën

“Megjithatë, 41-vjeçari Luka Modriq qëndron para në rrugën e Jasharit te Milanit. Këtë sezon, 24-vjeçari ishte titullar vetëm në ndeshjen e parë dhe nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit. Në 1/8 e finales në Kupën e Botës kundër Kolumbisë, Yakini e filloi ndeshjen me Jasharin, që kishte rol më sulmues. U zëvendësua pas pjesës së parë. Edhe para ngjarjeve të fundit rreth Xhakës, Yakini ka dhënë sinjale se Jasharit mund t’i jap rolin e titullarit në Ligën e Kombeve”, ka shkruar “SRF”.

Mbrojtësi 24-vjeçar, që sipas “SRF” ka pranuar ftesë nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në të kaluarën, debutoi te Zvicra më 13 tetor 2025 në Slloveni. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.

Bajrami ka pasur paraqitje me të rinjtë e Shqipërisë, por vendosi për Zvicrën.

“Jam i lumtur që jam këtu. Po shikoj para për ndeshjet që i kemi dhe shpresoj t’i arrijmë synimet”, ka deklaruar Bajrami. 
Pas sezonit me Luzernin, Bajrami u transferua te Braga në Portugali. 24-vjeçari prej vitit 2018 deri në vitin 2025 ishte pjesë e Benficas, fillimisht në ekipin e të rinjve, më pas në ekipin rezervë, dhe në fund tek ekipi i parë.

Edhe Yakin flet për shpirtin luftarak të Granit Xhakës Futboll Yakin flet për shpirtin luftarak të Granit Xhakës

Tani konsiderohet si e ardhme e mbrojtjes së Zvicrës dhe alternativë për Nico Elvedin apo Manuel Akanjin.

“Kur i shoh lojtarët që mund të jenë në të majtëm apo në të djathtën time, kualiteti që e kanë, më përshtatet. Jam i lumtur që mësoj nga ta çdo ditë në stërvitje dhe ndeshje”, deklaroi Bajrami.