Kapiteni Granit Xhaka, mesfushori Ardon Jashari dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, janë shqiptarët e ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Yakin e bëri të enjten publike listën prej 25 lojtarësh për ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë, Sllovenisë.
Ndaj Maqedonisë së Veriut, helvetikët e luajnë edhe ndeshjen e dytë, më 6 tetor.
Bajrami që bën karrierë te Braga në Portugali, është kthyer tek ekipi përfaqësues i Zvicrës.
Ai së fundi ishte grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Suedisë dhe Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.
Jashari është pjesë e Milanit, kurse Xhaka kapiten i Sunderlandit.
