Përzgjedhësi i Kosovës për volejbolliste, Lorik Ilazi, e ka bërë publike të mërkurën listë ne gjerë për ndeshjet e qershorit.
Për ndeshjet e Ligës Evropiane, Kosova do të grumbullohet pas përfundimit të kampionatit për ndeshjet që do të luhen në qershor.
Kosova do të marrë pjesë në formatin e ri të garës së Konfederatës Evropiane të Volejbollit, “Volleyball European League 2026”.
“Në listën e publikuar bie në sy rikthimi i disa lojtareve me përvojë dhe bagazh të rëndësishëm në ekipin kombëtar, si dhe përfshirja e volejbollisteve që aktivizohen në kampionate të forta evropiane, si në Itali, Turqi dhe Zvicër”, shkruan në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Kosova do të përballet me Spanjën, Bosnjë-Hercegovinën, Greqinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Hungarinë.
Ndaj Spanjës do të luajë në Bosnjë-Hercegovinë. Në Bosnjë-Hercegovinë e luan edhe ndeshjen ndaj përfaqësueses së këtij vendi. Në Greqi do të përballet me përfaqësuesen e këtij vendi e po ashtu edhe kundër Portugalisë.
Edhe
Publikohet lista e gjerë e Kosovës për volejbollistë
Në Kosovë e pret Malin e Zi dhe Hungarinë.
Ndeshjet luhen nga 7 deri 21 qershor.
“Kombëtarja e Kosovës synon paraqitje sa më dinjitoze në këtë edicion të ri të Ligës Evropiane, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe avancim në fazat e mëtejshme të garës”, shkruan në njoftimin e FVK-së.
