Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të enjten do ta zhvilloj ndeshjen e parafundit të raundit të parë parakualifikues për Eurobasket 2029.
Kosova prej orës 19:00 në Prizren e pret Shqipërinë, ndërsa më 5 korrik e luan ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Sllovakisë.
Te Kosova besojnë në fitore kundër Shqipërisë.
Kosova më 30 nëntor fitoi 99:84 ndaj Shqipërisë në Shkodër. Ndërkohë më 27 shkurt humbi 89:78 nga Sllovakia në Prizren.
Vendi i parë në grup siguron avancimin në raundin e dytë kualifikues. Gjasa për avancim ka edhe prej pozitës së dytë.
Edhe
Dëshpëron Kosova, mposhtet nga Shqipëria
Para ndeshjeve me Shqipërinë dhe Sllovakinë, Kosova i luajtur dy miqësore me Arabinë Saudite. Miqësoret i luajti në Stamboll.
Miqësoren e parë e humbi me rezultat 88:84, ndërsa në të dytën fitoi 91:71.