Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Një fitore e një humbje për basketbollistët ndaj Arabisë Saudite

basketboll

Kosova ka luajtur dy miqësore me Arabinë Saudite në basketboll. Miqësoret u zhvilluan në Stamboll, ndërsa FBK-ja ka njoftuar të mërkurën se bilanci ishte 50-50.

Kosova e humbi miqësoren e parë me rezultat 88:84, ndërsa në të dytën fitoi 91:71.

Basketbollistët e Kosovës po përgatiten për ndeshjen me Shqipërinë, që zhvillohet më 2 korrik në Prizren. Tri ditë më pas përballen me Sllovakinë. Këto ndeshje i takojnë fazës së parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”.