Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

LM, Kosova pëson humbje nga Portugalia në basketboll 3x3

Përfaqësuesja 3x3 e Kosovës

Përfaqësuesja 3x3 e Kosovës në basketboll e ka pësuar disfatën e parë në Lojërat Mesdhetare. 

Pasi ndeshjen ndaj Serbisë nuk e zhvilluan të shtunën siç ishte e paraparë, Kosova luajti ndaj Portugalisë. Dhe u mposht me rezultatin 17:12. Serbia u tërhoq nga gara. 

Ekipi i Kosovës që përbëhet nga Adhurim Alijaj, Eliot Peci, Ardian Ibishi dhe Mal Tusuni e nisën mirë ballafaqimin duke krijuar edhe pesë pikë dallim pas dy minutash lojë. Por më pas, portugezët e rritën ritmin. Ishin më efikas në sulm dhe patën mbrojtje më të mirë për fitoren e parë në grupin ku është edhe Turqia. 

Kosova do të luajë ndaj Turqisë të dielën në orën 10:55. 

Dy të parët e grupit avancojnë në çerekfinale.