Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Zyrtarizohet tërheqja e Serbisë nga basketbolli 3x3

Zyrarizohet tërheqja e Serbisë nga basketbolli 3x3

Ndeshja e basketbollit 3x3 mes Kosovës dhe Serbisë e paraparë të zhvillohet të shtunën është anuluar, për shkak të tërheqjes së Serbisë nga gara. 

Lajmin e ka bërë të ditur të premten Federata e Basketbollit të Kosovës. 

Përfaqësuesja e Kosovës në basketbollin 3x3, në konkurrencën e meshkujve, do ta nisë garën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” të shtunën ndaj Portugalisë.

Në Grupin C tashmë janë Kosova, Portugalia dhe Turqia. Dy skuadrat e para nga Grupi C do të kualifikohen në çerekfinale.

Ndërsa të dielën, Kosova do të luajë ndaj Turqisë.