Kosova e Serbia do të garojnë në një grup në basketbollin 3x3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës të premten.
Shorti është tërhequr të premten, njëjtë si për të gjitha sportet tjera ekipore.
Në basketbollin tre kundër tre, ekipi i meshkujve i Kosovës është në grup me Serbinë, Turqinë e Portugalinë. Në sportet ekipore, përballjet e Kosovës dhe Serbisë nuk lejohen. Mbetet të shihet nëse do të ketë intervenime në short nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
Lojërat Mesdhetare mbahen në Taranto të Italisë prej 21 gushtit deri më 3 shtator të këtij viti.
Në sportet ekipore, Kosova do të garojë edhe në hendboll, volejboll dhe në futboll. Në futboll luajnë lojtarët deri në 21 vjet, ndërsa vajzat paraqiten me ekipin U18.

-
Zyrtarizohet tërheqja e Serbisë nga basketbolli 3x3
-
Çoviqi konfirmon se Serbia u tërhoq nga basketbolli 3x3 shkaku i Kosovës
-
Kosova përfundon garimin në basketbollin 3x3 – asnjë fitore
-
KOK-u shpërblen financiarisht medalistët e Lojërave Mesdhetare
-
Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”