Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Kosova aranzhon dy miqësore

Kosova aranzhon dy miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka aranzhuar dy miqësore ndaj Arabisë Saudite.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” dy ndeshjet ndaj Arabisë Saudite i luan në Stamboll të Turqisë. Ndeshjet do të luhet të hënën dhe të martën.

FBK-ja gjithashtu ka informuar se këto dy ndeshje i shërbejnë përzgjedhësit Bujar Locit për të vlerësuar formën e ekipit para sfidave të rëndësishme ndaj Shqipërisë dhe ndaj Sllovakisë.

Kosova i luan dy ndeshjet e fundit të raundit të parë parakualifikues për Eurobasket 2029.

Kosova më 2 korrik në Prizren e pret Shqipërinsë, ndërsa më 5 korrik luan në udhëtim ndaj Sllovakisë.

Vendi i parë në grup siguron avancimin në raundin e dytë kualifikues. Gjasa për avancim ka edhe prej pozitës së dytë.