Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Kosova të kënaqur me shortin

Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës për futbolliste i ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa Kosova ka rënë në Grupin B4 me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë. 

Kosova ishte në vazon e katërt, përkatësisht të fundit. Shmangu përballjet me Shqipërinë, që ndodhej në vazon e tretë.

Te Kosova e shohin short të favorshëm.

“Pa dyshim që Liga B është një nivel më i lartë se Liga C, por besoj se edhe ne jemi rritur si ekip dhe kemi potencial të mirë. Duke pasur parasysh kundërshtarët e mundshëm, mendoj se kemi pasur një short të favorshëm. Tani na mbetet që të përgatitemi me përkushtim dhe do të mundohemi të arrijmë rezultate pozitive në çdo ndeshje”, ka thënë përzgjedhësja e Kosovës, Sanije Krasniqi.

“Dardanet” nuk ia dolën në plejofin kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në Brazil. U eliminuan në raundin e parë nga Austria.

Kosova siguroi avancimin në Ligën B pasi e fitoi Grupin C2.

Të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve luhen gjatë vitit të ardhshëm. Ndeshjet e xhiros së parë dhe të dytë zhvillohen prej 23 shkurt deri më 6 mars.