Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përzgjedhësi i Shqipërisë flet pas shortit: E dimë forcën e Serbisë

Armir Grima

Shqipëria do t’i ketë dy përballje me Serbinë gjatë vitit të ardhshëm në Ligën e Kombeve për futbolliste.

Shorti i tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës ka vendosur Shqipërinë e Serbinë në të njëjtin grup. Në Grupin B1 janë edhe Belgjika dhe Rumania.

Te Shqipëria e kanë cilësuar të vështirë grupin.

“Ne e prisnim që të kishim ndeshje të forta dhe, ashtu siç e parashikonim, edhe shorti na rezervoi kundërshtarë të tillë. E dimë forcën dhe nivelin e ekipeve në Ligën B. Belgjikën e njohim, pasi jemi përballur me të para disa kohësh. E dimë forcën e Serbisë, ashtu si edhe nivelin e Rumanisë. Ishim të përgatitur që do të kishim kundërshtarë të fortë dhe do të përgatitemi për të përmbushur objektivat tona dhe për të bërë sa më mirë në këtë grup”, ka thënë përzgjedhësi i Shqipërisë, Armir Grima.